English

Gripi sezonal, Kosova blen 20 mijë vaksina

Prishtinë, 20 shtator NOA - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka marrë masat e para kundër gripit sezonal duke siguruar një sasi të konsiderueshme të vaksinash.

Sipas autoriteteve të Shëndetësisë së Kosovës janë blerë 20 mijë vaksina kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren gjatë kësaj vjeshte, ndërsa pritet që vaksinat të mbërrijnë në Kosovë në ditët e fundit të shtatorit dhe të shpërndahen sipas planit të vaksinimit të Institutit. Vaksinimi do të bëhet gjatë muajve shtator, tetor e nëntor, ndërkohë që, mbetet synim i përhershëm i MSH-së që për çdo vit të rrisë numrin e vaksinave kundër gripit sezonal, kurse porosia e sivjetme shënon një ngritje krahasuar me dy vjetët paraprakë. k.k/NOA

KOMENTE