Indonezi, 20 shtator NOA - Më në fund Nordin Mohamed Top është vrarë.
Lajmi për vdekjen e militantit islamik më të kërkuar e kanë konfirmuar autoritetet indoneziane të cilët thanë se provat e ADN-së treguan se personi i vrarë gjatë një operacioni policor ditën e enjte është ai i Nordin Mohamed Top.
Analizat konfirmojnë prova të mëhershme të gjurmëve të gishtërinjve.
Më në fund autoritetet indoneziane i kanë dhënë fund kërkimi prej më shumë se  shtatë vjetësh të militantit që dyshohet se ka qenë kryesori në prodhimin e bombave për organizatën Xhemaja Islamija.
Grupi i tij dyshohet se ka vrarë qindra vetë gjatë sulmeve ndaj hoteleve në Xhakarta në korrik si dhe në ishullin e Balit në vitin 2002 dhe në 2005-ën.
Kjo është hera e dytë që policia dyshon se ka vrarë Nordin Top.
Një muaj më parë një person i vrarë gjatë një operacioni policor u dyshua se ishte Nordin Top, por ADN-ja tregoi të kundërtën.
k.k/NOA
Â