Amerikë, 21 shtator NOA - Mund të mos jesh e mbrojtur edhe po të ndodhesh në dhomën e një hoteli luksoz në mes të Amerikës i pajisur me kamera dhe me personel sigurie.
Të paktën pasanikja libaneze Andree Beijani 44-vjeçe nuk ka qenë e sigurt përderisa u gjet e vdekur me një thikë në fyt nga kamerierja në dhomën e hotelit luksoz Nju York.
E lajmëruar për ngjarjen policia mbërriti menjëherë pranë hotelit luksoz dhe pas këqyrjes së trupit të pajetë të pasanikes dhe vendit të ngjarjes, siguroi pamjet e filmuara nga kamerat që posedon hoteli.
Kamerat kishin fokusuar pastruesin Derrick Praileau, 29-vjeç ndërsa hyn në dhomën e saj, pak orë para së pasanikja të gjendje e masakruar nga kamerierja.
29-vjeçari ka pohuar para hetuesve se ka hyrë në dhomën e 44-vjeçares po ka mohuar ta ketë vrarë atë.
Pavarësisht deklaratave mohuese të tij për vrasjen e pasanikes, policia e ka arrestuar atë në cilësinë e autorit të dyshuar. k.k/NOA
Â