Prishtinë, 21 shtator NOA-Presidenti i Kosovës, Â Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai është shoqëruar nga ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Delegacioni nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, meqë Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së por ai do të zhvillojë një numër takimesh me përfaqësues të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
 Nga ana tjetër dhe autoritetet në Beograd kanë shfaqur bindjen e tyre se Serbia në Asamblenë e Përgjithshme do të arrijë të fitojë dhe një betejë për ruajtjen e tërësisë tokësore të saj.
Zyrtarë serbë thonë se presidenti, Boris Tadiç, i cili dhe ai ndodhet në Nju-Jork, do të ofrojë argumente në Asamble që janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare.