English

Kongresi i Onkologjisë: Tumoret do dyfishohen deri në vitin 2020

Berlin, 21 shtator, NOA - Me këtë ritëm tendence që ka aktualisht në Evropë përhapja e tumoreve, rrezikon që numri i tyre deri në vitin 2020 të dyfishohet në këtë kontinent.

Fakti është pohuar nga ekspertët në Kongresin Evropian të Onkologjisë, ku u theksua se shkaqet që po e stimulojnë tendencën e shtimit të sëmundjes së kancerit janë pirja e duhanit, dieta jo e duhur, mungesa e ushtrimit dhe ndotja e mjedisit.

Sipas të dhënave që u cituan në Berlin, janë 28 milionë pacientë në mbarë botën, me 12.4 milion raste të reja çdo vit dhe 7.6 milionë vdekje. E nëse vazhdohet kështu, do të kemi 35 milionë të sëmurë me tumore në vitin 2035.

Ndërkaq, onkologët theksuan se numri 1 në listën e kacereve mbetet ai i mushkërive me 1.5 milion raste të gjithë botën dhe vetëm në vitin 2008 prej tij u shënuan 1.3 milionë vdekje.

I ndjekur është ky kancer më pas nga ai i gjirit me 1.29 milion raste në Evropë dhe 3.4 milion në tërë botën, duke shkaktuar mëse 1,8 milion vdekje në vit.

n.e/NOA

KOMENTE