English

Letra e Dianës për Mbretëreshën: Çarlsi më tradhtoi me 3 gra, jo veç me Kamilën

Uells, 21 shtator, NOA - Në njërën prej shumë letrave të shkruara nga Princesha Diana dërguar Nënës Mbretëreshë dhe djegur në vitin 1993 me urdhër për të mbrojtur nderin e Familjes Mbretërore, ajo i pohonte sovranes se burri i saj numëronte tre të dashura gjatë kohës që ishte i martuar me të.

Akuzat e shkruara të Dianës ndaj Çarlsit mbërrinin për tre emra konkretë, ku e para mësohet se ishte Kamila Boules, bashkëshorte e tanishme e tij, e dyta australia Dale Tryon, e njohur si Kanga; ndërsa e treta do të ishte një një dashnore nga figurat e larta angleze të shoqërisë, por nuk mund të identifikohet për arsye ligjore.

Duket se gjërat kanë qenë më të thella nga thjesht raporti tradicional që publiku njeh për princin Çarls me Kamilën.

E si për t'i fshehur gjithë këto të dhëna që do tronditnin imazhin në publik të familjes mbretërore, princesha Margret e dogji këtë letër, bashkë me të tjera të shkruara nga Lady D.

n.e/NOa

Â

KOMENTE