Uashington, 21 shtator, NOA - Presidenti palestinez dhe kryeministri izraelit, do të mund të ulen më në fund përballë njëri-tjetrit, në një takim special, negociator kryesor i të cilit është presidenti amerikan, Barak Obama.
Nuk ka qenë e lehtë, por Obama ka arritur të sigurojë që nesër të nisë një takim i të dyja palëve, ku SHBA-ja pritet të jetë pala e tretë që do diskutojë për zgjidhjen e konfliktit në rajonin e nxehtë izraelito-palestinez.
Takimi do të zhvillohet në Nju Jork, ku tre burrat e shtetit do të qëndrojnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas të dhënave të qeverisë izraelite, Netanjahu e ka pranuar 'ftesën', edhe pse për një kohë të gjatë ishte e pasigurtë, nëse një takim i tillë ishte i mundur së shpejti, për shkak të marrëdhënieve të akullta mes tij dhe Obamës.
Takimi pritet që të konkludojë me vendosjen e bazave për një raund të ri bisedimesh për paqe.
Sipas Presidentit të palestinezëve Abaz, mundësia për arritjen e një kthese pozitive në procesin e paqes, është larguar edhe më shumë.
n.e/NOA
Â
Â