English

Njohja e Kosovës, ambasadori britanik optimist për mbledhjen e OKB-së

Prishtinë, 21 shtator NOA-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparkes beson se si rezultat i diskutimeve gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të sigurohen njohje të reja për Kosovën.

"Ne kemi mbështetur që nga fillimi në mënyrë shumë aktive përpjekjet diplomatike në qendrat botërore në procesin e sigurimit të njohjeve të reja për Kosovën.

Vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e liderëve edhe gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha diplomati britanik në një intervistë për Radio Kosovën.

"Ne po vazhdojmë të punojmë për këtë dhe shpresojmë se si rezultat i diskutimeve të Asamblesë së Përgjithshme do të sigurohen më shumë njohje", ka shtuar ai.

Sparks, në këtë intervistë, ka folur edhe rreth procesit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas tij, ka gjasa që disa vende do të presin se çfarë thotë Gjykata, pasi nuk kanë lidhje të forta me Kosovën apo njohje të thella për rajonin.

KOMENTE