English

Pasaportat biometrike, Beogradi shkel kushtet e BE, ua ofron dhe kosovarëve

Beograd, 21 shtator NOA-Serbia i ofron qytetarëve të Kosovës pasaporta serbe biometrike me kusht që ajo të nxirret në Beograd.

Lajmi është konfirmuar sot nga ministri serb për Kosovën, Oliver Ivanoviç

"Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani ende nuk kanë marrë kartën e identitetit dhe pasaportën, do të duhet ti bëjnë ato në koordinim me departamentin e policisë në Kosovë dhe procedura është e njëjtë si për të gjithë qytetarët e tjerë", është shprehur Ivanoviç për radion serbe B92.

I pyetur se a do të thotë kjo se qytetarët që banojnë në Kosovë prej 1 janarit mund të udhëtojnë pa viza ashtu sikur qytetarët e Serbisë, Ivanoviç nuk ka dhënë shpresa.

Sipas tij, kjo do të bisedohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Një nga kushtet e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej datës 1 Janar, ishte ndalimi i dhënies së pasaportave të tilla për qytetarët e Kosovës qofshin ata serbë apo shqiptarë.

KOMENTE