Durrës, 21 shtator NOA - Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot në mesditë.
Ngjarja rrugore ndodhi te mbikalimi në Shkozet të Durrësit kur një automjet me targa KJ 67 34 A, ka përplasur një kalimtare e cila po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë aksidentit duke kryer një manovër por jo vetëm që nuk ka mundur të evitojë përplasjen e kalimtares po ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur e vdekur në vend kalimtarja si dhe janë plagosur rëndë tre persona që ndodheshin në automjet.
Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burime nga policia thanë se ende nuk dihet identiteti i viktimës pasi nuk posedonte letër identifikimi me vete ndërsa dyshohet të jetë rreth 60-vjeçe.
Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. k.k/NOA