Athinë, 21 shtator NOA-Policia greke ka vënë në pranga 9 anëtarë të një rrjeti kriminal të trafikut njerëzor.
Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, policia shoqëroi dhe tetë emigrantë të paligjshëm, të cilët mbaheshin në kushte çnjerëzore në një shtëpi në Nikea, në afërsi të Pireut.
Gjatë aksionit u vu në pranga dhe një shtetas afgan 23-vjeçar, si dhe u shoqëruan një grup emigrantësh ilegalë nga Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani.
 Sipas policisë, emigrantët trafikoheshin nga grupi kriminal me anije që vinin nga Turqia për t'i vendosur më pas në një shtëpi në Nikea.
Ata mbaheshin në vëzhgim nga pesë anëtarë të bandës i të cilët i keqtrajtonin në mënyrë të vazhdueshme, për të detyruar familjet e tyre të paguanin nga 4 mijë euro për lirimin e tyre.