Pitsburg, 21 shtator, NOA - Problemi më i rëndësishëm ekonomik i botës sot nuk është ai i uljes apo ngritjes së rrogave të punonjësve të bankave, prandaj nuk duhet që punimet e Samitit të G20 që pritet të zhvillohen së shpejti, të përqendrohen rreth kësaj çështje.
Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, i cili ka kërkuar nga pjesëmarrësit në samitin e G20-tës, t'i dedikohen sërish detyrës: globalizim i përgjegjshëm.
Sipas tij, në Pitsburg, kur të zhvillohet takimi i shumëpritur i G20 duhet të diskutohet
për çështje të rëndësishme si ajo e ndihmës për zhvillim, luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjen e klimës dhe jo vetëm për tregjet financiare apo shpërblimet e bankierëve.
Ka qenë presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, i cili kërkoi që evropianët në rast nevoje të vendosin të vetëm kufizimin e shpërblimeve për bankierët.
n.e/NOA