English

Prokurorja sherr me bashkëshortin, dhunohet vëllai i saj

Tiranë, 21 shtator NOA - Një sherr mes bashkëshortëve për pak ka rrezikuar të kthehet në tragjedi për një prokurore në Tiranë, burri i së cilës goditi me dru në kokë vëllain e saj.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Tiranë kur një 35-vjeçare me detyrë prokurore emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye etike ka kërkuar ndihmën e të vëllait pas një sherri me burrin e saj.

Vëllai i prokurores nuk kishte nguruar të shkonte në banesën e saj për ta marrë me veten, por është përballur me irritimin e bashkëshortit të saj i cili e ka qëlluar atë menjëherë me një dru në kokë.

Teksa goditej nga kunati, i riu është ngritur në këmbë dhe ka ecur me shpejtësi drejt automjetit ku ndodhej motra e tij.

Kjo e fundit nuk ka dalë nga makina nga frika e bashkëshortit të saj.

Motër e vëlla janë larguar menjëherë ndërsa skena është parë nga banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Forcat e policisë kanë marrë në konsideratë ngjarjen duke nisur hetimet.

k.k/NOA

KOMENTE