Vlorë, 21 shtator NOA - Rektorati i Universitetit të Vlorës më në fund ka sfiduar hapur ministrin e ri të Arsimit duke mos regjistruar kandidates me mesataren nën notën 6 të cilët kërkuan të regjistroheshin në këtë universitet.
Pavarësisht protestave të kandidatëve dhe deklaratës së ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj i cili në ditën e parë të punës së tij si ministër premtoi se asnjë kandidat nuk do të mbetej pa u regjistruar, nuk ka bindur Universitetin e Vlorës të ketë në mesin e saj studentë me mesataren nën notën 6, të cilit ishin rreth 100.
Kandidatët përfundimisht nuk do të regjistrohen në universitet pasi afati i fundit ishte dita e djeshme dhe ata nuk u lejuan për shkak të mesatares së tyre, ndërsa siç u pa nuk u ndihmuan dot edhe pas fjalës së dhënë nga numri 1 i Arsimit.
Megjithatë MASH i bëri thirrje Universitetit të zbatonte vendimet, por kjo ka pak gjasa të ndryshohet.
k.k/NOA