English

Aksidenti, vdes pasagjerja, plagosen rëndë shoferi dhe një kalimtare

Durrës, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë nisur procedimin penal ndaj 47-vjeçarit Namir Gjoci, lindur dhe banues në Kavajë, pasi ka shkaktuar përplasjen e një kalimtareje me automjetin e tij.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, Gjoci ka qenë duke udhëtuar në aksin Shkozet-Plepa me automjetin me targa KJ 67 34 A, kur ka konstatuar një kalimtare e cila po kalonte nga krahu i majtë i rrugës për krahun e djathtë të saj dhe menjëherë ka frenuar duke u shmangur për të evituar përplasjen me të.

Por kalimtarja Sheqere Habibasi është përplasur me pjesën ballore të mjetit dhe ky i fundit është rrëzuar në kanalin e rrugës, duke u përplasur me një trung peme.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka gjetur vdekjen 69-vjeçarja Neslije Laci, si dhe janë dëmtuar rëndë kalimtarja dhe drejtuesi Naim Gjoci, që të dy të shtruar urgjent në spitalin e Durrësit.

Materialet e para hetimore për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", vepër kjo e parashikuar nga neni 290|1 i Kodit Penal, do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE