Shkup, 22 Shtator NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përsëritur sërish gjatë ditës së sotme, kundërshtimin lidhur me akuzat e publikuara në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.
"Pretendimet se oficerët amerikanë kanë trajnuar ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë të pabaza dhe neveritëse", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i kësaj ambasade. "Jemi të zhgënjyer se ka institucione që vënë emrin e tyre pas pretendimeve të tilla qesharake", thanë të njëjtat burime të ambasadës amerikane në FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë).