Uashington, 22 shtator, NOA - Tetë vitet e ish-presidentit amerikan Bill Klinton në krye të Shtëpisë së Bardhë do të publikohen të pasqyruara në një libër të veçantë me titullin "Clinton tapes", i cili pritet të dalë në shitje këtë muaj.
Ky botim bëhet e ditur se do të përmbajë hollësi të veçanta mbi administratën e Bill Klintonit si edhe atë vetë gjatë dy mandateve që kryesoi drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Libri bazohet në intervista dhe biseda të kryera nga ish-presidenti Klinton me një historian, i cili është mik i vjetër i i tij, Taylor Branç, fitues i çmimit Pulitzer.
Në faqet e këtij libri, hidhen fakte edhe rreth ngjarjes së përfolur të ish-presidentit me  sekretaren e tij Monika Levinskin, për të cilën është shprehur hapur se nuk mundi t'i rezistojë dot tundimit.
n.e/NOA