English

Debati për racizëm irriton Presidentin e SHBA, Obama

Uashington, 22 Shtator NOA/ Die Welt - Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë ditëve të kaluara pati një seri të intervistave televizive, në kuadër të së cilave deshi të flet për samitin e shteteve anëtare të grupit G250, për raketa, për reformat e tij në fushën e shëndetësisë dhe për procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Por në vend të këtyre tema, ai u detyrua të përqendrohet në një temë të caktuar: debatin për racizëm, në të cilin është zhytur SHBA-ja. "A është racizmi, siç ka theksuar ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, forcë motorike prapa sulmeve të ashpra kundër tij?", ishte pyetja, të cilës Obama u desh t'i përgjigjet vazhdimisht. "Racizmi është një dukuri më e vjetër se skeptika ime. A ka njerëz, të cilët nuk më adhurojnë për shkak të racës time? Natyrisht që ka. A ka njerëz, të cilët kanë votuar për mua, për shkak të racës time? Me gjasë ka edhe të tillë", tha Obama. Megjithatë, Obama nuk do të jetë në gjendje që t'i jap fund debatit për racizëm në SHBA. Urrejtja kundër amerikanëve me ngjyrë është e pamohueshme, siç dëshmoi edhe fjalimi i një prifti, i cili tha se "lutet për vdekjen e Obamës dhe përfundimin e tij në ferr". Ai me këtë rast theksoi se "ai nuk dëshiron atentate apo martirë, por dëshiron që Obama të vdes nga tumori në tru, siç vdiq edhe Ted Kennedy". Udhëheqësit e komunitetit me ngjyrë në SHBA nuk janë aspak të lumtur me faktin se Obama po tenton të minimizojë sulmet raciste në adresë të tij. Edhe anketat e fundit dëshmojnë se 71 e të bardhëve dhe 83 për qind e personave me ngjyrë e konsiderojnë racizmin edhe më tutje si një problem shoqëror. Në vitin 1976, vetë Carter është akuzuar për racizëm nga ana e Ted Kennedyt, pasi që Carter kishte theksuar se e kupton dëshirën për "pastërti etnike" në lagjet me banorët e bardhë, duke i cilësuar personat me ngjyrë si "infiltrues". Carter më vonë kishte kërkuar falje për këtë deklaratë.

KOMENTE