English

Digjet nga flakët një grua në Delvinë, i shpërtheu bombola e gazit për gatim

Delvinë, 22 Shtator NOA - Një grua po lufton me vdekjen pasi duke gatuar, i shpërtheu bombola e gazit në kuzhinën e banesës së saj në qytetin e Delvinës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orën 16.30. Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se Majlinda Shinaj, 36 vjeçe, lindur e banuese në qytetin e Delvinës, gjendej duke gatuar në banesë, kur në rrethana ende të paqarta, flakët shpërthyen në kuzhinë duke përpirë amvisën e cila u arrit të nxirrej me shumë vështirësi nga vatra e zjarrit.

Në vendngjarje janë afruar fqinjët dhe kanë mbërritur forca të shumta policore dhe nga Reparti për Mbrojtjen kundër Zjarrit.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore të qytetit të Sarandës, ku u konstatua djegie e gradës së lartë të trupit të saj.

Në këto kushte, mjekët kryen transportimin e 36-vjeçares për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën.

e.r/NOA

Â

KOMENTE