English

Donte të kalonte rrugën, 65-vjeçari goditet mjaft rëndë nga një makinë

Shkallnur, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Arlind Kadheli, lindur në Mirditë dhe banues në Shkallnur të Durrësit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Golf" me targa DR-7394-E nga Plepat për në Shkallnur, sapo ka hyrë në rrugën nacionale Plepa-Ndroq ka aksidentuar 65-vjeçarin Bajram Xhelilaj, lindur në Gramsh dhe banues në Durrës i cili po kalonte nga krahu i majtë për në krahun e djathtë të rrugës.

I aksidentuari ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet e para hetimore do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE