English

Fati i dy vëllezërve, grepi nuk u zuri peshk, por një qese me 100.000 dollarë

Lismore, 22 shtator, NOA - Eshtë e vërtetë shprehja që "Fatit nuk i dihet nga të vjen". Askush nuk e kishte menduar se dy vëllezër do ta gjenin atë poshtë grepit me të cilit kapnin përditë peshk në qytetin e tyre.

Bëhet fjalë për dy vëllezër të cilët gjatë peshkimit pranë një lumi të vogël afër qytetit australian Lismore kanë "peshkuar" një qese me plot 100.000 dollarë brenda saj.

E ndërsa po ziheshin t'i mbanin apo jo, ata kanë vendosur që t'ia dorëzojnë policisë, e cila është vënë në kërkim të pronarit të vërtetë të saj.

Policia nuk e di prej nga vijnë paratë, por po i lidh ato me kartelën e drogës e cila e ka qendrën e vet në afërsi.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE