Honduras, 22 shtator, NOA - Hondurasi ka hyrë në një krizë të thellë politike, e shoqëruar me një gjendje shtetrrethimi për t'u mbrojtur nga sulmet e mundshme, pasi presidenti i rrëzuar Zelayaështë rikthyer sërish në pushtet.
Mediat vendase bëjnë me dijeni se shtetrrethimi është vendosur nga frika e mundësisë së shpërthimit të protestave të dhunshme në vendin e Amerikës Qendrore dhe një përplasje diplomatike me Brazilin.  Zelaya, me bindje politike të majta, u kthye mbrëmjen e kaluar në atdhe dhe u strehua në ambasadën braziliane për të shmangur arrestimin e mundshëm, rreth tre muaj pas rrëzimit të tij përmes një grushti shteti. Disa mijëra mbështetës të tij u mblodhën përpara ambasadës në mbështetje të Zelayas, por qeveria aktuale, që erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të shpërndarë protestuesit. Nga ana e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton paralajmëroi kundër tensionimit të situatës në Honduras, një vend aleat i SHBA-s gjatë konflikteve të Luftës së Ftohtë në Amerikën Qendrore. Â
Kinton po fliste në Nju-Jork, ndërsa u takua me presidentin e Kosta Rikës, Oscar Arias, që është përpjekur të zgjidhë konfliktin.
n.e/NOA
Â