Londër, 22 shtator, NOA - Ndërsa në Nju Jork 80 kryetarë shtetesh janë duke diskutuar për një traktat mbi ndryshimet klimaterike, sipërmarrësit e mbi 500 ndërmarrjeve në botë publikuan sot në Nju Jork një thirrje drejtuar liderëve politikë ndërkombëtarë, për arritjen e një marrëveshjeve "ambicioze, të fuqishme dhe të paanshme" kundër ndryshimit të klimës.
Lajmi u bë i ditur nga universiteti i Kembrixhit dhe përmban një thirrje me titullin "Komunikatë e Kopenhagës", e cila pritet t'i paraqitet sot sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe qindra kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës.
"Komunikata e Kopenhagës" mori mbështetjen e kompanive të mëdha dhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme që veprojnë në sektorë të ndryshëm dhe me bazë në më tepër se 50 vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, shtetet e Bashkimit Evropian, Japonia, Australia, Kanadaja, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ajo ka në bazë të saj qëllimin e arritjes së një marrëveshje "ambicioze, të fuqishme dhe të paanshme që i përgjigjet në mënyrë të besueshme shkallës dhe urgjencës së krizës me të cilën po përballet tashmë bota, iniciuar nga universiteti i Kembrixhit.
n.e/NOA
Â