English

Kryeministri rus, Putin uron Berishën për emërimin në krye të qeverisë

Tiranë, 22 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij rus Vladimir Putin.

"I nderuar zoti Berisha,

Pranoni urimet me rastin e emërimit Tuaj të dytë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

Ju uroj suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë" thuhej në mesazhin e kryeministri rus Vladimir Putin dërguar sot Berishës.

k.k/NOA

KOMENTE