Tiranë, 22 shtator NOA - Një konflikt i nisur për çështje pronësie për ka rrezikut të kthehet në gjakderdhje kur një 63-vjeçar goditi me sëpatë rivalin e tij për tokën.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Dershet, komuna Dajt në Tiranë kur Ibrahim Hurdha, 63 - vjeç, dyshohet se ka goditur me mjete mprehëse, sëpatë, pas një konflikti për motive pronësie 63-vjeçarin Nezir Ahmeti, lindur dhe banues në fshatin Dërshen, Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.Â
Policia e cila mbërriti menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kreu arrestimin e të moshuarit ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesës e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sëpatë, një armë zjarri karabinë m-54 si dhe 427 fishekë luftarak m-56.
Ndaj 63-vjeçarit u mor masa e arrestit për veprat penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
k.k/NOA