English

Shfrytëzoi ngjashmërinë me poseduesen e pasaportës, kapet duke kaluar kufirin

Durrës, 22 shtator, NOA - Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçares Mirijeta Berisha, lindur dhe banuese në Prizren.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndjekja ndaj saj filloi pasi është kapur në flagrancë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme me një pasaportë kosovare ku në faqen nr.9 të saj ndodhej një leje qëndrimi gjermane me nr.D38584053 në emër të Nergjivane Mazllomajt, duke shfrytëzuar ngjashmërinë me të.

U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme dhe

materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave", parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE