Tiranë, 22 shtator NOA - Fundjava ka sjellë një mori gjobash për policinë rrugore e cila ka vazhduar aksionin e saj disa kundër shkelësve të kodit rrugor.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se gjatë tre ditëve të fundit janë vendosur rreth 3392.
"Kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" tha Policia e Tiranës. Kështu sipas policisë më datë 20, 21 dhe 22 shtator 2009 në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë janë vendosura 3392 gjoba me vlerë 4.9868 800 lekë dhe janë pezulluar 20 leje drejtimi. Policia e Tiranës, deklaroi se aksioni do të vazhdojë për të vjelë gjoba në rast konstatimi të shkelësve të qarkullimit rrugor.
k.k/NOA