English

Vinçi zë poshtë saldatorin duke i shkaktuar vdekjen, policia arreston pronarin

Tiranë, 22 shtator NOA - Një saldator ka gjetur vdekjen teksa po saldonte një vinç i cili u këput duke e zënë poshtë atë.

Ngjarja ndodhi dje në segmentin rrugor Bathore-Zall Herr kur 40-vjeçari Fredi Jaku nga Shkodra ka qenë duke salduar një vinç kur ai është këputur dhe ka rënë duke zënë poshtë saldatorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia thanë se pronari i vinçit ishte Bari Babaj, 50-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Ai kishte punësuar viktimës për saldimin e vinçit, duke mbajtur kështu për policinë përgjegjësinë për vdekjen e saldatorit.

Bari Babaj u arrestua nga policia për veprën penale të "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë". k.k/NOA

KOMENTE