English

Zv/kryeministri Meta, ngushëllim italianëve për vdekjen e ushtarëve në Kabul

Nju Jork, 22 Shtator NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm Ilir Meta i ka dërguar nga Nju Jorku ku gjendet në OKB, një telegram ngushëllimi z. Franco Frattini, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë.

"Mësova me keqardhje të thellë për atentatin terrorist të Kabulit, ku humbën tragjikisht jetën 6 ushtarë të kontigjentit italian, si dhe u plagosën disa ushtarë të tjerë italianë e civilë afganë", - thuhet në mesazh.

"Thellësisht i prekur nga kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin mik italian, - vijon telegrami, - më lejoni t'ju përcjell ndjenjat e solidaritetit dhe ngushëllimet më të ndjera për familjet e ushtarëve të rënë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë të popullit afgan".

"Jam i bindur, i nderuar koleg se, këto akte të shëmtuara terroriste nuk intimidojnë askënd, përkundrazi na japin më shumë forcë dhe kurajë për të përmbushur angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të misionit ISAF, si dhe ju siguroj se mbetemi kurdoherë të gatshëm për të kontribuar në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në Afagnistan", - thuhet më tej në mesazh.

e.r/NOA

KOMENTE