Tiranë, 23 shtator, NOA - Forcat e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm ditën e djeshme në qarkun e Tiranës nga forcat e Policisë janë vendosur 1397 gjoba me vlerë 1.973 000 lekë dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.
Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.
n.e/NOA
Â
Â
Â