English

Drejtori i Interalbania Bardhyl Minxhozi reagon mbi mbylljen e licencës së Aspis Group

Tiranë, 23 Shtator NOA/BBC - Pas publikimit të lajmit të mbylljes së licencave nga BBC, Interalbanian reagoi sot, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e falimentuara.

Drejtori i Përgjithshëm të Interalbanian, Bardhyl Minxhozi, u pyet sot, lidhur me faktin që në faqen e internetit të grupit Aspis, Interalbanian figuron si njëra nga shtatë kompanitë e sigurimeve që disponon grupi dhe, po ashtu, kjo kompani shqiptare në faqen e saj të internetit, prezantohet si pjesë e grupit Aspis.

Zoti Minxhozi tha se Interalbanian' është pjesë e 'Aspis Group', kurse sqaroi: "Kjo nuk e prek kompaninë Interalbanian, për faktin se si Aspis Pronia ashtu edhe kompania jonë Interalbanian, janë anëtarë të Aspis Group. Për më tepër, Interalbanin ka lidhje të drejtpërdrejtë nga pikëpamja legale dhe tregtare me Aspis Holding Qipro. Kjo do të thotë se ne jemi të varur nga pikëpamja e aksioneve me Aspis Holding Qipro".

Kurse pyetjes, nëse Interalbanian ka ose jo në lidhje me kompaninë, të cilës iu hoq licenca, zoti Minxhozi iu përgjigj:Â

"Ne kemi një lidhje me të në kuptimin që ajo është një anëtare e Grupit Aspis, dhe kjo nuk është një ngjarje e këndshme. Por, nga pikëpamja praktike dhe konkrete ne nuk afektohemi nga kjo ngjarje në biznesin në Shqipëri, sepse përveç se 51% e aksioneve janë pronësi e Aspis Holding Qipro-s, nga ana tjetër ne jemi një kompani e pavarur në Shqipëri, që vepron në bazë të ligjeve shqiptare, që do të thotë se ne kemi një kapital të kërkuar nga ligji, kemi rezerva të kërkuara nga ligji dhe zbatojmë të gjitha standardet ligjore dhe teknike që lidhen me biznesin e sigurimit në Shqipëri. Pra, praktikisht asnjë klient i Interalbania-s nuk ka asnjë lloj rreziku në lidhje me atë që ka ndodhur me Aspis Pronia në Athinë. Më duhet të theksoj edhe njëherë që kompania Aspis Pronia, të cilës i është hequr liçenca së fundi në Greqi, nuk ka asnjë aksion në kompaninë Interalbanian në Shqipëri", - përfundoi z.Minxhozi.

e.r/NOA

KOMENTE