English

Fillon në Serbi gjykimi i Grupit të Gjilanit, nën akuzë 17 ish-pjesëtarë të UÇK

Beograd, 23 shtator, NOA - Fillon sot në Beograd procesi gjyqësor kundër 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët bëjnë pjesë në të të ashtuquajturin "Grup i Gjilanit".

Bëhet e ditur paraprakisht se vetëm 9 nga 17 të akuzuar të këtij grupi do të dalin para gjykatësve serbë, pasi tetë të tjerët gjenden në arrati, jashtë territorit të Kosovës.

Ata akuzohen nga pala serbe për sulme ndaj personave joshqiptarë në vitin 1999 në territorin e Gjilanit.

Por nga pala shqiptare këto akuza janë hedhur në mënyrë kategorike poshtë, duke i cilësuar komplet si të pabaza dhe në kuadrin e vazhdimësisë së sulmeve dhe hakmarrjes së serbëve ndaj kosovarëve pas luftës.

n.e/NOA

KOMENTE