English

Gjen punë më në fund, vetëm pas 26 vitesh kërkimi e 300 intervistave të dhëna

Londër, 23 shtator, NOA - Më në fund, ka arritur të gjejë punë vetëm pas 26 vitesh të gjata në kërkim të saj dhe 300 paraqitjeve apo intervistave të realizuara, që të gjitha të pasuksesshme.

Lajmi i çuditshëm mbërrin nga Britania e Madhe dhe fjala është konkretisht për 46-vjeçarin John Evans, i cili që në moshën 30-vjeçare ka qenë në kërkim të një vendi pune, të cilin ka mundur ta gjejë vetëm tani.

Edhe tani që e gjeti, arriti të sigurojë vetëm vendin e një ndihmësi në një azil pleqsh anglezë.

"Nuk arrita ta besoj kur më thanë se isha pranuar në punë. U jam lutur të ma përsërisin dy herë", thotë Evans.

Ai për fat të keq është edhe i sëmurë nga epilepsia dhe lajmi se mund t'u shërbejë edhe njerëzve të tjerë në nevojë si ai, kuptohet, duke punuar, e ka mrekulluar.

KOMENTE