Ventimiglia, 23 shtator, NOA - Plot 19 kilogramë drogë në makinë i janë kapur një emigranti shqiptar i cili prej vitesh punon dhe jeton në shtetin fqinj, Itali.
Sipas mediave italiane, ai quhet Ervis Petro, 35-vjeç dhe jeton prej kohësh në Romë.
Në vendin e ngjarjes forcat policore konstatuan se droga ishte e ndarë në 18 pako, gati 1 kilogramë secila, që të gjitha të fshehura në makinën e tipit BMË X5 , e cila drejtohej nga Ervis Petro në atë moment.
Arrestimi i shqiptarit u bë në Ventimiglia të Italisë dhe tani gjendet nën akuzën për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Kokaina e sekuestruar në makinën e tij arrinte një vlerë prej 7.6 milionë euro.
Ndërkaq, emigranti është mbrojtur duke mohuar dijeninë për sasinë e drogës, duke thënë se makinën e kishte blerë nga dikush tjetër.
n.e/NOA