Itali, 23 shtator NOA - Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar sot nga policia italiane.
pasi iu gjet në makinë një sasi prej 19 kilogram drogë e llojit kokainë.
Sipas mediave lokale, shqiptari është ndaluar sot nga policia në Ventimilia.
Mediat të cilat citojnë deklaratat e policisë italiane thanë se droga u zbulua gjatë një kontrolli rutinë.
35-vjeçari është ndaluar nga policia për t'iu nënshtruar një kontrolli rutinë, por ai gjatë kontrollit ka shfaqur shenja nervozizmi ndërsa nuk u ka deklaruar karabinierëve se po kthehej nga Spanja.
Situata që krijoi shqiptari ka detyruar policinë t'i kushtojë më shumë rëndësi makinës ku pas kontrollit të imtësishëm zbuloi dhe kokainën e konsiderueshme ndërsa kreu menjëherë arrestimin e 35-vjeçarit.
k.k/NOA