English

Jay-z: Doja që gruaja ime, Beyonce të merrte çmimin, West nuk gaboi

Amerikë, 23 shtator NOA - Jay-Z qorton Kanye West për sjelljen e tij të vrazhdë këtë vit në MTV Video Music Awards pasi reperi ka ndërprerë fjalimin e Taylor Swift.

Këngëtarja adoleshente kishte fituar vetëm VMA-n e saj të parë, për Best Female Video, pastaj Kanye West rrëmbeu mikrofonin e saj dhe shpalli fituese Beyoncen gruan e Jay-Z dhe tha se ajo duhet fitoj këtë garë. Protesta, me 13 shtator të këtij viti ku Çmimdhënësit u larguan shpejtë duke "tronditur"Â Beyoncen, e cila ishte ulur në rreshtin e parë dhe ishte në listën e ngushtë të garuesve. "Unë thjesht mendoj se kjo është ajo që ai besonte. Mendova se ishte i pasjellshëm, mendova se ishte i papërshtatshëm dhe i thashë atij sa më shumë" ka thënë Jay-z. Megjithatë, Jay-z pranon se ai do të kishte preferuar për të parë gruan e tij Beyonce të marrte këtë çmim. Jay-Z shton: "Unë nuk mendoj se ai kishte gabuar." Â Ai thotë: "Mënyra se si ata po e trajtojnë Kanye ... pothuajse ai është në faqen kryesore te çdo gazeta apo webfaqe. Ai nuk vrau askënd. Askush nuk është dëmtuar".

KOMENTE