Firence, ITALI, 23 Shtator NOA - Një krim i ndodhu më shumë se 12 vjet më parë, ka tani në qeli një person përgjegjës i cili ndonëse prej kohësh ishte shpallur në kërkim, vetëm orët e fundit u bë i mundur lokalizimi i tij.
Burime zyrtare nga policia e Shtetit, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se është arrestuar në Itali Gëzim Ndreu i kërkuar për vrasje.
Policia tha se prangosja erdhi si një bashkëpunim i Interpol Tirana me Interpol Romën: "Si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Romën, në Firence, Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 42-vjeçarit Gëzim Baftjar Ndreu, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë".
Gëzim Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 759, datë 15 shtator 2009, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.Â
Ngjarja për të cilën është dënuar Ndreu, ka ndodhur në vitin e errët 1997 kur shteti kapitulloi përkohësisht dhe ia la pushtetin krimit të rrugës.
Në ornë 14.00 të 4 qershorit 1997, në Tiranë, Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri 15-vjeçarin Besian B. Krimi i shëmtuar erdhi sepse dy javë para vrasjes, Besiani me dy shokët e tij kanë pasur një sherr banal me autorin e krimit, atëherë rreht 30 vjeçar.
e.r/NOA