Tiranë, 23 shtator, NOA - Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu me rastin e riemërimit të tij si kryetar i qeverisë së re të vendit.
"Në emër të qeverisë së Izraelit, ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si kryeministër i Shqipërisë, si dhe urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në drejtim të vendit tuaj drejt prosperitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm", shkruan Netanjahu në këtë mesazh urimi.
Mes të tjerash, në radhët e tij ai përmend edhe angazhimin në forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë në vitet në vazhdim.
n.e/NOA