English

Kryetari i Bundestagut Gjerman: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 23 shtator NOA - Kryetari i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen në këtë post.

Në emër Parlamentit të Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman Lammert ka uruar Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj ne krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Në letrën e tij të urimit Kryetari Lammert ndër të tjera shkruan se Bundestagu Gjerman i ndjek me simpati të madhe përpjekjet konstante të Shqipërisë, për ta zhvilluar në mënyra të shumëllojshme perspektivën e saj evropiane dhe për ta çuar atë përpara.

"Prandaj unë gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit miqësor dhe intensiv midis dy parlamenteve tona dhe Ju uroj për periudhën e re në këtë post, shumë sukses dhe forcë krijuese", - përfundon mesazhi.

e.r/NOA

KOMENTE