English

Lakrori: PS humbi më 28 Qershor, të përgatisim qeveri hije dhe zgjedhjet e parakohshme

Tiranë, 23 Shtator NOA - Kandidati për kryetar të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, së bashku me kreun aktual Edi Rama, ishin mbrëmjen e së Martës në një debat me anëtarësinë socialiste të kryeqytetit, ku shpalosën programet dhe idetë e tyre.

Z.Lakrori, deklaroi se socialistët shqiptarë do të duhet të zgjedhin mes dy projekteve, sepse është e drejtë e tyre që duhet të zgjedhin më datë 26 shtator.

Ndërkohë, z.Lakrori ishte mbrëmë edhe në emisionin "Opinion" të Tv Klan, ku deklaroi se PS i kishte humbur zgjedhjet më 28 qershor 2009.

Lakrori tha se kishte një projekt për një parti të fortë, të tipit demokrat amerikan, me vendimmarrje kolegjiale, që rrjedhimisht sjell urtësi dhe mbrojtje nga gabimet individuale.

"Projekti im flet për një parti me një kryetar që nuk bëhet qeveritar, por bashkë me shokët e tjerë, me ekipet drejtuese e sjellin partinë në qeverisje", - deklaroi Lakrori.

Ai shtoi se PS dëshiron të jetë më e fortë, dhe një parti që "i motivon më shumë njerëzit që t'i mbrojnë votat e tyre".

"Ne duhet ta trajtojmë bashkimin e së majtës jo si bashkim krerësh, por si bashkim të elektoratit të majtë, - vijoi Lakrori, duke këmbëngulur se "një parti e fortë mund ta realizojë këtë".

Lakrori premtoi se nëse fiton projekti i tij, "duhet të krijojmë një qeveri hije, duke filluar nga kryeministri dhe deri te strukturat e tjera, një qeveri hije që përpunon programin qeverisës, ndihmon grupin parlamentar, duke bërë një opozitë të fortë, e cila përgatit popullin dhe përshpejton zgjedhjet e parakohshme".

e.r/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Edi Rama: Çfarë më detyron që të refuzoj ende, hyrjen e PS në Parlament

Kryetari i PS, takim në Tiranë me anëtarësinë: Pse detyrohemi të bojkotojmë Kuvendin

Gara për kreun e PS-së, kandidatët përballen në Korçë, Rama: Nuk i falim zgjedhjet

Bojkoti, PS: Nuk mjafton ftesa ambulante e Berishës duhet të na plotësojë kushtet

PS, insiston: Do të jemi në Parlament vetëm kur të na garantohet hetimi i kutive të votimit

KOMENTE