Tiranë, 23 shtator, NOA - Forcat e policisë së Rinasit së kanë bërë të mundur kapjen e 37-vjeçarit Ardian Garubi, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për vrasje.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person u kthye dje nga Anglia, pasi po udhëtonte me pasaportë të falsifikuar me gjeneralitetet e një tjetër shtetasi. Nga verifikimi dhe intervistimi i specialistëve të hetimit të krimit, rezultoi se për këtë person, Gjykata e Shkodrës me vendimin e datës 8 prill 2000, e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie, duke e akuzuar për konsumim të veprës penale të "Vrasjes".
Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë ndaluar edhe 40-vjeçaren me iniciale M.P, lindur në Miriditë dhe banuese në Tiranë, ndaj së cilës ekzistonte dënimi nga gjylata me 9 muaj burg, për veprën penale të "Falsifikimit të gjendjes civile", parashikuar nga neni 191/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â