English

Presidentja e re e UNESCO do jetë një bullgare, sfidoi kandidatin rival egjiptian

Uashington, 23 shtator, NOA - Organizata Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, UNESCO, do të ketë tashmë si drejtuese të saj një bullgare.

Bëhet fjalë për diplomaten bullgare Irina Bokova, e cila ka arritur që të mundë gjatë garës rivalin e saj, ish-ministrin egjiptian të Kulturës Faruk Hosni.

Hosni konsiderohej në kryesinë e UNESCO-s si favorit kryesor për marrjen e këtij posti edhe pse vitin e kaluar kishte bërë thirrje për djegien e librave hebrej.

E megjithatë, një përfaqësuese nga gadishulli i Ballkanit ka arritur që të fitojë postin e rëndësishëm në krye të UNESCO-s.

Gjithsesi, për Bokovën do të votohet formalisht edhe një herë më 15 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s.

Ish-ministrja e Jashtme bullgare është femra e parë e cila do të jetë në krye të këtij institucioni.

n.e/NOA

Â

KOMENTE