English

Pretendonin pafajësi, tre të dënuar dalin nga greva e urisë

Tiranë, 23 shtator NOA - Ndërpritet greva e urisë së tre të dënuarve që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, greva është ndërprerë pas kontakteve të vazhdueshme të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë marrë takime me të dënuarit në fjalë për tu njohur me kërkese-ankesat e tyre duke ndjekur kështu ecurinë e gjendjes se tyre psiko-emocionale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se tre të dënuarit e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, përkatësisht Agron Markaj 31-vjeç, lindur e banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar me 20 vite burg, Anton Markaj, 29-vjeç, lindur dhe banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar me 20 vite burgim dhe Tonin Qarku 40-vjec lindur e banues në Lezhë, dënuar me 22 vjet burg, kishin hyrë në grevë urie me pretendimin se janë të pafajshëm dhe sipas tyre janë të dënuar padrejtësisht.

Personeli i burgut gjatë ditëve të grevës së urisë ka zbatuar një plan masash konform rregullave për menaxhimin e saj .

"Gjatë kohëzgjatjes së grevës gjendja e përgjithshme e tre të dënuarve ishte e mirë, ata vendosnin raporte komunikuese dhe nuk paraqiten ndonjë ankesë në lidhje me kushtet e grevës" bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

k.k/NOA

KOMENTE