Kakavijë, 23 shtator, NOA - Forcat e Policisë Kufitare të Kakavijës gjatë patrullimit në aksin rrugor Jurgucat-Kakavijë, në afërsi të Gjirofarmës, në anë të rrugës nacionale kanë konstatuar një çantë të zezë shpine të braktisur, e cila ishte e mbushur me lëndë narkotike.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe forcat e tjera policore, të cilët kanë konstatuar se në çantë gjendeshin 10 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lendë narkotike e llojit marijuanë, me peshë 1 kilogramë secila.
Ndërkaq, specialistët po punojnë për indentifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, kurse kënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
n.e/NOA