SHBA, 23 shtator NOA - Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Ky panel u fokusua në Raportin Vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm mbi punën dhe nismat e Organizatës dhe u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Ban Ki Mun.
Në këtë panel morën fjalën e tyre për të diskutuar Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, Presidenti i Brazilit Lula, Kryeministri i Suedisë Reinfilt, Presidenti i Kinës Hu Jintao, Kryeministri i Anglisë Gordon Broën, Kryeministri i Italisë Silvio Beriluskoni, Presidenti i Francës Nikola Sarkozy etj..
Në diskutimet e tyre liderët botërorë u ndalën në sfidat që humaniteti ka përpara dhe bashkëpunimin mes vendeve për përballimin e tyre.
Kryeministri Berisha do të mbajë diskutimin e tij më 26 shtator dhe në fjalën e tij, kreu i qeverisë do të fokusohet në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e Shqipërisë në paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohja e pavarësisë së Kosovës, objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.