English

Studimi: Femrat në mbarë botën, ndryshe nga meshkujt, gjithmonë më të palumtura

Pensilvani, 23 shtator, NOA - Një analizë e brengosur për femrat. Kjo është pamja e asaj që ofrohet për situatën dhe gjendjen psikologjike të femrave në mbarë botën, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I organizuar nga Betsey Stevenson dhe Justin Volfers, dy sociologë të Universitetit të Pensilvanisë, studimi me titullin "Hendeku i lumturisë" tregon sesi niveli i përgjithshëm i lumturisë së gruas ka rënë në lidhje me atë që ishte 40 vjet më parë dhe në krahasim me lumturinë e njerëzimit në total.

Ato paraqiten gjithnjë e më shumë të pakënaqura dhe më të trishtuara se burrat e kjo gjendje duket gati e njëjtë në të gjithë botën.

"Pavarësisht nga katër dekada luftë për të siguruar mundësi më të mëdha, të ardhura më të larta, më shumë ndikim dhe më tepër fonde në dispozicion, gjendja e keqe vazhdon të jetë e pranishme në të gjithë botën për femrat", citon studimi në fjalë.

Por sipas tij, nuk është vetëm një çështje e krizës së feminizmit, por ka edhe një aspekt biologjik të hendekut "lumturi".

Sipas Marcus, një studiues ish-Gallup i cili ka publikuar një libër i ri "Jeta juaj", tregon sesi gratë e fillojnë jetën më të kënaqur se sa meshkujt, por si ato rriten bëhen më pak të lumtura.

Për meshkujt kjo është e ndryshme, "më të pjekur ata të bëhen më të lumtur." .

Sikundër një shkak tjetër është edhe ai se gratë edhe nga aspekti hormonal janë më të ndërlikuara dhe të prekshme se meshkujt.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE