Tiranë, 23 shtator NOA - Kompania e telefonisë fikse ALBtelecom duke ofruar shërbimin e internetit me ADSL ka promovuar sot një tjetër ofertë.
"Oferta më e re, u krijon mundësinë të gjithëve që të përfitojnë nga paketat ekonomike si dhe të përfitojnë nga superoferta e fundshtatorit. Nga data 21 deri më 30 Shtator, për secilin që zgjedh ALBtelecom për të marrë shërbimin e internetit, kompania ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Duke vizituar pikat e shitjes së ALBtelecom, ju mund të aplikoni për të patur tuajin internetin nga ALBtelecom", - deklaroi zyra për shtyp e kompanisë.
Kompania thotë se ajo vazhdon të mbajë premtimet për abonentët e saj në të gjithë Shqipërinë, për rritjen e cilësisë së shërbimit me çmime të leverdishme.
Vetëm pak kohë më parë, ALBtelecom ka hedhur në treg dhe paketën ekonomike 999 Lekë dhe një shërbim më cilësor.
Përveç përmirësimit të cilësisë, ALBtelecom ka aplikuar ulje të tarifave të shërbimit të internetit për të gjithë abonentët ekzistues dhe abonentët e rinj, ndërkohë që do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe në të ardhmen.
Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind si dhe janë hequr kufizimet për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë , të shpejtë dhe të sigurte sipas nevojave të tyre.
ALBtelecom ofron paketën "ADSL Unlimited" 512/128 Kbit/s për vetëm 2,499 Lekë në muaj, me një ulje prej 25 %. (Ishte 3,189 Lekë/muaj, bëhet 2,499 Lekë/muaj). Paketa "ADSL Unlimited" 1024/256 Kbit/s për vetëm 2,999 Lekë në muaj, ulje 40 %. (Ishte 4,999 Lekë/muaj, bëhet 2,999 Lekë/muaj). Ndërkaq janë hequr kufizimet për të dyja këto paketa.
"Në sajë të investimeve serioze për shtimin e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimit të internetit, brenda pak kohësh ALBtelecom ia ka arritur të jetë kompania lider dhe më e preferuara nga shqiptarë për këtë shërbim", - thekson kompania, duke siguruar se do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e shërbimit të internetit dhe telefonisë fikse.
e.r/NOA