English

Topalli merr mesazh urimi nga homologu i saj gjerman Robert Lammert

Tiranë, 23 shtator NOA - Kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, Robert Lammert në emër edhe të Bundestagut gjerman ka uruar sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallir për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

 "Me kënaqësi e kujtoj vizitën time impresionuese në vendin Tuaj dhe bisedat tona të pasura me informacione.

Më lejoni t'Ju siguroj se Bundestagu Gjerman i ndjek me simpati të madhe përpjekjet konstante të Shqipërisë, për ta zhvilluar në mënyra të shumëllojshme perspektivën e saj evropiane dhe për ta çuar atë përpara.

Prandaj unë gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit miqësor dhe intensiv midis dy parlamenteve tona dhe Ju uroj për periudhën e re në këtë post, shumë sukses dhe forcë krijuese" thuhej në mesazhin e urimit që Topalli ka marrë nga homologu i saj gjerman, Robert Lammert.

k.k/NOA

KOMENTE