English

Vrasja e Bushatit, policia e Shkodrës merr në dorëzim nga Rinasi, të kërkuarin Garupi

Shkodër, 23 Shtator NOA - Një person i shumëkërkuar pasi ishte dënuar për krimin e vrasjes është arrestuar sot në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit duke iu dorëzuar autoritetit të burgjeve për të vuajtur dënimin e dhënë.

Ardian Garupi, 37 vjeç, lindur e banues në fshatin Kosmaç, Komuna Bushat në Shkodër, është kapur nga forcat e policisë në Rinas, në orën 01.30 të ditës së sotme, pak m,minuta pasi ai, duke hyrë në tokën shqiptare, iu nënshtrua verifikimit.

Mësohet se Garupi ishte deklaruar fajtor me vendimin datë 10 tetor 2001 të Gjykatës së Rrethit Shkodër, për veprën penale të "vrasjes me paramendim" dhe atë të "mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

"Ardian Garupi është marrë, nga ana jonë, në Aeroportin e Rinasit dhe është sjellë në ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër", - konfirmoi policia.

I shumëkërkuari, më 28 korrik të vitit 1998, në fshatin Barbullush të komunës Bushat, i kishte marrë jetën Bahri Xhanit, banor vendas, te magazinat e plehrave kimike.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE