English

Zv/kryeministri Meta takohet me Hilari Klinton, diskutohet roli i Shqipërisë në botë

Nju Jork, 23 Shtator NOA - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Z. Meta takohet me Sekretaren e Shtetit të SHBA Znj. Hillary Klinton gjatë Darkës Trans-Atlantike në Nju Jork.

Darka, u shtrua nga Sekretarja e Shtetit të SHBA Znj. Hillary Klinton dhe u organizua gjatë Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën ishin ftuar Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Zyra për shtyp e MPJ shqiptare tha sot se gjatë kësaj darke Ministrat e Jashtëm të Aleancës së Atlantikut diskutuan rreth një sërë çështjesh të një rëndësie të veçantë për paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

"Gjatë darkës, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta u takua dhe zhvilloi një bisedë të ngrohtë me Sekretaren e Shtetit Klinton, e cila e përshëndeti Z. Meta për marrjen e funksioneve dhe i uroi atij suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme politike për Shqipërinë", - citoi zyra për shtyp.

Sipas saj, znj. Klinton i konfirmoi Z. Meta vullnetin e SHBA për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në të gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plotë tek roli tepër konstruktiv dhe i rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur dhe do të luajë si një partnere e afërt e SHBA për mbarëvajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kurse z. Meta, në emër të Qeverisë shqiptare e siguroi znj. Klinton për angazhimin maksimal të Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si anëtare e NATO-s dhe dedikimin e Qeverisë për t'iu afruar sa më shpejt integrimit të plotë europian.

Â

Â

KOMENTE